Telenews

Çfarë duhet të hamë për syfyr?

Çfarë duhet të hamë për syfyr?

Syfyri (duke e konsideruar atë si mëngjes, dhe duke ditur që mëngjesi është vakti më i rëndësishëm) duhet të jetë i pasur me larmi vlerash ushqimore: si proteina, vitamina, minerale dhe fibra. Ne këshillojmë mishin e gjoksit të pulës së pjekur (i cili ka rreth 50 gr proteina, dhe proteinat luajnë një rol tepër të rëndësishëm e të bëjnë të ndjehesh i ngopur) një pjatë me sallatë të përzierë (perime të freskëta: sallatë jeshile, domate, tranguj, karrota të grira hollë, krejt këto me pak kripë, vaj ulliri e limon).

Mund ta përdorni në sasi të moderuar orizin, makaronat, bukën (prefero atë të zezën pasi është e pasur me fibra, dhe lehtëson tretjen), gjithashtu dhe një kupe mesatare me fruta…

Gjatë kohës që nuk jeni agjërueshëm duhet të pini të paktën 1.5 litra ujë (nëse nuk arrini të pini më shumë)…

Kjo meny e ofruar nga ne është paksa e vështirë të realizohet por nuk duhet të harrojmë një fjalë të urtë: Mëngjesin haje si mbret (dhe syfyri është mëngjesi i agjëruesit), drekën haje si princ e darkën si fukara.

Për syfyr mos hani shume ushqime të kripura apo të embla që jua shtojnë nevojën për ujë. FRUTAT mos i lini kurrë pas dore se janë shumë të shëndetshme, mundësisht dhe hurmat arabe. Për iftar konsumoni fillimisht gjëra të lehta e pas një kohe hani gjellë që mos tu rëndohet stomaku.

Të mos e teprojmë në ngrënie se kot nuk quhet agjërim dhe të bëjmë sa më shumë punë të mira e të solidarizohemi me të varfërit.

Të ngajshme

Tahiri: Kurti e pranoi Asociacionin, nuk po e themelon për shkak të zgjedhjeve

Donat Hashani

13 mijë fëmijë po rriten pa prindër në Ukrainë

Erzana Fazliu

Maqedonci shpjegon se çfarë përfiton Kosova me avancimin në Asamblenë Parlamentare të NATO-s

Donat Hashani