Telenews

Çfarë është dokumenti “Besa” që Rama u propozoi shqiptarëve

Kryeministri Edi Rama ka publikuar një reagim në lidhje me dokumentin “Besa”, një qasje që ai e ka prezantuar si metodën e re të punës për mandatin e katërt qeverisës.

Në një postim të bërë në rrjetet sociale, Rama e ka përmbledhur kuptimin e “Besës” me katër fjalë: “Besim, Empati, Shërbim dhe Angazhim”.

Kreu i qeverisë kishte shpjeguar më herët se ky dokument lidhet me rikthimin e besimit mes qytetarëve dhe institucioneve, duke e cilësuar si një mënyrë të re për ta afruar administratën me njerëzit.

“Besimi nuk vritet me një krisëm, largohet kur trazohet uji, nuk kthehet me një thirrje, por vetëm kur gjen ujin miqësor”, ishte shprehur Rama gjatë prezantimit të kësaj ideje.

Sipas kryeministrit, sfida e mandatit të katërt është mbledhja e “ujit të trazuar të besimit” nga të gjitha burimet dhe rikthimi i një marrëdhënieje më të fortë me qytetarët përmes empatisë dhe shërbimit, raporton tch.

“Puna e mandatit të katërt është të mbledhim nga të gjitha burimet ujin e trazuar të besimit dhe ta bëjmë këtë me empati dhe flamingot do të kthehen. Rilindja 2.0 është emri që ne i vumë ciklit të ri politik, Besa është metoda për ta kthyer atë cikël në një përvojë të re për qytetarët e Shqipërisë”, tha Rama.

Të ngajshme

Murati: Para konstituimit të Kuvendit duhet marrëveshje për Presidentin, të shmangen zgjedhjet e reja

Yllka Gashi

Zona 60/ BMW kapet me 178 km/h në Shtime, shoferi gjobitet me 500 euro

Yllka Gashi

FSHF revokon mbështetjen për kandidaturën e Gianni Infantinos për President të FIFA-s

Yllka Gashi