Policia e Kosovës ka ndëshkuar një shofer për tejkalim ekstrem të shpejtësisë në komunën e Shtimes.
Sipas njoftimit, rreth orës 09:42, në rrugën transitore Davidovc–Belincë, policia ndaloi një 49-vjeçar me inicialet A.M., i cili po drejtonte një BMW M5 me targa të huaja me shpejtësi 178 km/h, në një zonë ku kufizimi i lejuar është 60 km/h.
Ndaj shoferit është shqiptuar gjobë prej 500 euro, si dhe masa mbrojtëse e ndalimit të drejtimit të automjetit për gjashtë muaj në territorin e Republikës së Kosovës.
Policia Rajonale e Ferizajt ka bërë të ditur se do të vazhdojë kontrollet e shtuara në trafik, me qëllim parandalimin e aksidenteve dhe rritjen e sigurisë rrugore.

