Telenews

Çfarë kanë të përbashkët këngët e The Victor dhe Dafina Zeqirit?

cfare-kane-te-perbashket-kenget-e-the-victor-dhe-dafina-zeqirit?

Këngëtari me origjinë shqiptare The Victor ka paralajmëruar versionin shqip të këngës së njohur Mood.

Ky paralajmërim është pritur jashtëzakonisht mirë nga publiku dhe në të njëjtën kohë ka nxitur kureshtje të madhe për një version të tillë të këngës së njohur e cila pati jehonë të madhe në tregun ndërkombëtar.

The Victor do ta titullojë këtë këngë “Me Mu”. Deri më tani në muzikën e tij ka pasur prirje të përziejë rryma të ndryshme muzikore, veçanërisht atë të viteve 80-ta.

Por, vetëm pak orë më vonë, artistja e njohur shqiptare Dafina Zeqiri ka paralajmëruar këngës e saj të re me titullin “Tash”, këngë në të cilën vihen re ngjashmëri në energji dhe në tekst me atë të këngës së The Victor.

Ajo që ka ngritur zëra dhe pluhur duke lënë prapa vetës shumë pikëpyetje është, se a është e gjitha kjo rastësi, apo është bërë në mënyrë të qëllimshme, mos po presim një bashkëpunim të ri?

Të ngajshme

Publikohet reklama e fundit e aktores së famshme, pak ditë para vdekjes

Yllka Gashi

Callum Turner pas martesës me Dua Lipën: Do të doja të kisha një familje, të rrisja disa fëmijë

Yllka Gashi

“Nuk më pëlqejnë këto gjëra” – Trump dyshohet për marrëdhënie romantike me ndihmësen, Melania shfaq pakënaqësi

Yllka Gashi