Telenews

Çfarë moti na pret nga sot?

Sot në Kosovë pritet të mbajë mot kryesisht me diell, por edhe me vranësira lokale. Erërat jugore dhe jugperëndimore do të fuqizohen gradualisht duke kushtëzuar rritje të ndjeshme të temperaturave të ajrit dhe ajo maksimale pritet të arrijë deri në 23 gradë Celsius.

Në Shqipëri dhe tërë rajonin tonë pritet të mbajë mot i ngrohtë, me intervale të gjata kohore me diell dhe vranësira lokale. Temperaturat pritet të shënojnë rritje.

Ditëve të ardhshme na pret mot edhe më i ngrohtë dhe me shumë rreze diellore, por edhe me vranësira të herëpashershme. Rrymimet ajrore nga jugu do të fuqizohen dhe së bashku me intervalet e gjata kohore me diell do të kushtëzojnë ditë të ngrohta për këtë periudhë kohore. Temperaturat maksimale në Kosovë pritet të arrijnë deri në 25- 26 gradë Celsius e në Shqipëri deri në 28 gradë Celsius e ndoshta edhe ndonjë gradë më lartë.

Të ngajshme

Këto janë vendet më të rrezikshme për të jetuar në vitin 2026

Yllka Gashi

Dua Lipa rikthehet në studio, albumi i radhës po punohet!

Yllka Gashi

Arrestohet 23-vjeçari i kërkuar me tri urdhërarreste aktive në Han të Elezit

Yllka Gashi