Telenews

Çfarë pritet të vendos xhiro e fundit në Superligën e Kosovës?

Sot zhvillohet xhiro e 36-të në Superligën e Kosovës, ku luhet për mbijetesë, por edhe për vendin e katërt në renditje.

Ballkani është shpallur kampion javë më parë dhe ndeshja ndaj Gjilanit do ta ketë karakterin e miqësores dhe këtë e konfirmon edhe fakti që ekipi bardhëekuq ka udhëtuar për në Suharekë edhe pse është vendas.

Gjilani në anën tjetër e ka siguruar një vend në Ligën e Konferencës, sikurse që ka bërë edhe Drita si nënkampione.

Interesant mbetet vetëm për pozitën e katërt dhe të tetë (barazhit), të cilën aktualisht e mban Dukagjini, që udhëton te Ferizaj, e të cilëve iu duhen tri pikë për të mbijetuar.

Në garë për vendin e katërt është edhe Prishtina që udhëton te Trepça ’89. Prishtina duhet të fitojë dhe të pres humbjen e Dukagjinit për të siguruar vendin e katërt.

Në anën tjetër Trepça ’89 për të mbijetuar duhet të fitojë dhe të pres dështimin e Ferizajt.

Prishtina edhe nëse e siguron pozitën e katërt, zor se do të luajë në garat evropiane, pasi që nuk ka arritur të licencohet, por klubi më i madh në vend, do të ankohet në CAS, pasi beson që i është bërë padrejtësi nga komisioni për licencim i klubeve për garat evropiane

Të ngajshme

Manchester City fiton ndaj Bournemouthit, bën hap të madh drejt një vendi në LK

KushtrimGuraj

Pagë prej 20 milionë eurove në vit, Inzaghi merr vendimin për të ardhmen

KushtrimGuraj

Arrihet marrëveshje për një pagë 12 milionë euro në sezon, Bayerni mposht Barcelonën në garë për yllin e madh

KushtrimGuraj