Telenews

Çfarë thuhet në raportin e policisë për arrestimin e banores së “It’s my home”

cfare-thuhet-ne-raportin-e-policise-per-arrestimin-e-banores-se-“it’s-my-home”

Banorja e “It’s my home”, Teuta Llumnica, është arrestuar nën dyshimet për sulm ndaj pjesëmarrësve të tjerë të kësaj shtëpie. Por, gjatë transportit e njëjta ka sulmuar edhe një zyrtar policor, njofton policia në raportin e saj 24-orësh.

Zyrtari policor ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa banorja me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

“SULM NDAJ PERSONIT ZYRTAR/Prishtinë 17.09.2022 – 00:25. Është arrestuar e dyshuara femër kosovare, pasi që në një emision televizivë ka sulmuar pjesëmarrësit tjerë të emisionit. E dyshuara gjatë transportit ka sulmuar edhe një zyrtar policor, i cili ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit e dyshuara është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e PK-së.

Kujtojmë se për shkak të skenave të dhunës, KPM ka vendosur që t’ia ndërprerje transmetimin televiziv këtij programi.

Ditë më parë banorja e arrestuar ishte viktimë e dhunës, atë e kishte gjuajtur një banor me papuqe.

Të ngajshme

Afrona Dika surprizohet para ditëlindjes: I fejuari e mbulon me dhurata luksoze

Rrezarta Ramaj

Khloe i bën Kylie-t një tortë të çuditshme për ditëlindje

Yllka Gashi

Eksploziv në derën e dyqanit të Noizy-t në Durrës

Yllka Gashi