Telenews

Chelsea në gjysmëfinale të Botërorit

Chelsea ka siguruar një vend në gjysmëfinale të Botërorit të Klubeve pas fitores 2:1 ndaj Palmeiras.

Blutë e Londrës kaluan në epërsi qysh në minutën e 16-të me një gol të Cole Palmer.

Pak minuta pas fillimit të pjesës së dytë, 18-vjeçari Estevao, që nga vera do të jetë pjesë e Chelseat, barazoi rezultatin për Palmeiras, 53′.

Fati i ndeshjes u vendos në minutën e 83-të, kur një krosim i Malo Gusto nga krahu i djathtë u devijua në portë nga portieri brazilian Weverton, duke i dhënë Chelseas avantazhin përfundimtar dhe biletën për në gjysmëfinale.

Pas kësaj fitoreje, skuadra e drejtuar nga Enzo Maresca do të përballet në gjysmëfinale me Fluminensen, kampionin e Brazilit, ku përballë do të ketë kësaj radhe jo lojtarin e ardhshëm por ish-lojtarin e vet, Thiago Silvën.

Të ngajshme

Diogo Jota dhe vëllai i tij përcillen në “banesën e fundit”, pranë kishës në qytetin e Gondomarit

Donat Hashani

14-vjeçarja shqiptare mund serben në finale, shpallet kampione bote

KushtrimGuraj

Rashica te Besiktasi edhe për dy sezone

KushtrimGuraj