Telenews

Chelsea prezanton talentin më të madh brazilian – Estevao Willian

chelsea-prezanton-talentin-me-te-madh-brazilian-–-estevao-willian

Chelsea ka bërë zyrtarisht prezantimin e përforcimit të shumëpritur, Estevao Willian, i cili ka mbërritur në Cobham për të filluar përgatitjet me skuadrën për sezonin 2025/26.

Talenti 18-vjeçar, që një vit më parë arriti marrëveshje me “Blutë” për t’u transferuar nga Palmeiras, tani është gati për të treguar vlerat e tij në futbollin evropian.

Në këtë periudhë prej 14 muajsh, ai ka bërë hapa të mëdhenj në karrierë: është bërë pjesë kyçe e ekipit të parë të Palmeirasit dhe ka debutuar me kombëtaren A të Brazilit, ku ka regjistruar pesë paraqitje deri më tani.

Estevao u përball edhe me Chelsean në çerekfinalen e Kupës së Botës për Klube, ku shënoi ndaj ekipit që tashmë i përket, por nuk e ndali dot rrugën e tyre drejt titullit të kampionit të botës.

Pas një pushimi të shkurtër pas turneut, ai i është bashkuar skuadrës në qendrën stërvitore të Chelseat, ku po punon për të fituar besimin e trajnerit Enzo Maresca dhe për të treguar potencialin e tij në Ligën Premier.

Chelsea vazhdon të investojë në të ardhmen, dhe Estevao është një tjetër gur themeli në projektin e ri të klubit.

Të ngajshme

Mastantuono ka zgjedhur numrin e fanellës te Real Madridi

KushtrimGuraj

Milani gati të ofrojë huazim me detyrim blerjeje për yllin e Liverpoolit

Valjeta Turkaj

Bremer: Beteja për Scudetto do të jetë midis katër skuadrave të zakonshme

Valjeta Turkaj