Telenews

Elseid Hysaj kalon edhe Lorik Canën, lojtari me më shumë paraqitje në historinë e Shqipërisë

elseid-hysaj-kalon-edhe-lorik-canen,-lojtari-me-me-shume-paraqitje-ne-historine-e-shqiperise

Elseid Hysaj kalon edhe Lorik Canën, lojtari me më shumë paraqitje në historinë e Shqipërisë

Elseid Hysaj ka hyrë zyrtarisht në histori, duke u bërë lojtari me më shumë paraqitje në Kombëtaren e Shqipërisë.

Mbrojtësi shkodran ka arritur shifrën rekord prej 94 ndeshjesh, duke kaluar çdo emër tjetër që ka veshur fanellën e Shqipërisë. 31-vjeçari u inkuadrua në minutën e 77-të në miqësoren ndaj Jordanisë, duke shijuar këtë moment të veçantë në karrierën e tij.


Në ndeshjen e kaluar kundër Serbisë, Hysaj kishte barazuar rekordin e Lorik Canës, me nga 93 ndeshje me “kuqezinjtë”.

Ky është një moment historik për mbrojtësin që aktivizohet me Lazion në Serie A dhe një shembull i përkushtimit, profesionalizmit dhe vazhdimësisë në shërbim të kombëtares shqiptare.

Që nga debutimi i tij në vitin 2013, Hysaj është bërë një shtyllë e mbrojtjes dhe një lider i vërtetë në fushë, duke kontribuar në arritjet më të mëdha të Kombëtares, përfshirë pjesëmarrjen historike në Euro 2016 dhe Euro 2024.

Me këtë rekord, Elseid Hysaj vulos emrin e tij në librin e artë të Kombëtares shqiptare dhe mbetet një figurë kyçe për ekipin edhe për të ardhmen.

Të ngajshme

Certifikata e Covid-it, mjekja e Xhakës del kundër kapitenit: E kam vaksinuar vetë –

KushtrimGuraj

Mbappe nën presion, fushata për “Topin e Artë” mund t’i kushtojë –

KushtrimGuraj

Chelsea interesohet për talentin e Milanit –

KushtrimGuraj