Chelsea është duke planifikuar që të përforcohet në repartin e mbrojtjes pas largimit të Antonio Rudigerit.
“Blutë” thuhet se janë duke shqyrtuar mundësinë për të nënshkruar me Nathan Aken, i cili nuk shihet të jetë në planet e Manchester Cityt – transmeton Gazeta Express.
Pavarësisht se “Qytetarët” paguan 45 milionë euro për holandezin, ata thuhet se janë të gatshëm të lejojnë largimin e tij.
Sipas “The Telegraph”, Chelsea pritet që së shpejti t’i fillojë bisedimet me 27-vjeçarin.
Ish-futbollisti i Bournemouthit me Man Cityn ka kontratë të vlefshme deri më 30 qershor 2025.
Bazuar në “Transfermarkt”, Nathan Ake në treg vlerësohet me 25 milionë euro. /Gazeta Express/
The post Chelsea synon transferimin e mbrojtësit të Manchester Cityt appeared first on Gazeta Express.

