Telenews

E rëndë në Dragash | Kthehet nga Beogradi për ta vizituar babanë që jetonte vetëm – e gjen të vdekur në shtëpi –

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mëngjesin e së shtunës në fshatin Krstec të Dragashit, ku një burrë është gjetur pa shenja jete brenda shtëpisë së tij, raporton Sinjali.

Rasti është zbuluar nga djali i tij, i cili kishte mbërritur nga Beogradi, ku aktualisht jeton, për ta vizituar të atin.

Me të hyrë brenda, e kishte gjetur babanë të shtrirë në krevat, pa shenja jete, ndërsa në ambient kishte vërejtur edhe kundërmim të rëndë.

Pas kësaj, djali është drejtuar në Stacionin Policor në Dragash, ku rreth orës 08:15 ka raportuar atë që kishte gjetur.

Njësitë policore kanë dalë menjëherë në vendngjarje, ndërsa aty janë angazhuar edhe hetuesit dhe forenzika e Stacionit Policor në Dragash.

Në shtëpi ka mbërritur edhe ekipi mjekësor i QKMF-së, i cili ka konstatuar vdekjen e 73-vjeçarit.

Për shkak të rrethanave dhe për të përcaktuar shkakun e vdekjes, në rast janë përfshirë edhe Hetimet Rajonale nga Prizreni dhe Instituti i Mjekësisë Ligjore.

Është njoftuar Prokurori i Shtetit, i cili ka urdhëruar inicimin e rastit si “Hetim i vdekjes” dhe dërgimin e trupit të pajetë në IML për obduksion.

Shkaku dhe koha e saktë e vdekjes nuk janë përcaktuar ende dhe pritet që ekzaminimi mjekoligjor të ndihmojë në sqarimin e tyre.

Të ngajshme

Bekim Sejdiu: I nderuar nga besimi i VV-së dhe LDK-së për postin e presidentit

Yllka Gashi

Gjini: Nesër protestojmë për komunat, kompetencat dhe të drejtat e qytetarëve

Rrezarta Ramaj

A vendoset sot për presidentin? Kurti dhe Abdixhiku takohen sërish pas pak

Yllka Gashi