Telenews

Çiftit në Banjskë iu kërkua të largohen nga fshati, Prokuroria interviston një të dyshuar

Policia e Kosovës ka njoftuar se në fshatin Banjskë të Zveçanit një grua dhe burri i saj janë kanosur në vazhdimësi nga tre persona të dyshuar.

Rasti është raportuar dje në Policinë e Kosovës.

Të dyshuarit raportohet se kanë kërkuar nga viktima dhe bashkëshorti i saj që të largohen nga fshati.
Lidhur me këtë nga Prokuroria Themelore e Mitrovicës kanë njoftuar se janë intervistuar ankuesit dhe një person i dyshuar.

Kështu ka thënë zëdhënësi i kësaj prokurorie, Valon Preteni.

“Janë intervistuar ankuesit si dhe një person i dyshuar, si dhe pritet intervistimi i palëve tjera të përfshirë, dhe janë duke u ndërmarrë veprime hetimore për tu zbardhë në tërësi ky rast”, ka thënë Preteni.

Me vendim të prokurorit, rasti vazhdon të trajtohet në procedurë të rregullt.

Të ngajshme

Mbi 6 mijë shtetas të Kosovës me leje qëndrimi në Shqipëri, prijnë këto kategori

Valjeta Turkaj

Turbullirat në Ibër-Lepenci, sërish reduktime në disa zona përreth kryeqytetit

Valjeta Turkaj

Gjendja shëndetësore e familjes nga Kosova që u aksidentua derisa po kthehej në Gjermani

Valjeta Turkaj