Telenews

Cilat drejtime i preferuan më së shumti studentët sivjet?

Numri më i madh i studentëve të regjistruar për herë të parë në nivelin Bachelor në vitin akademik 2021-2022 është shënuar në Biznes, Administratë dhe Ligj me gjithsej 5 mijë e 184 studentë.

Këto të dhëna u bën të ditura nga Agjencia e Statistikave të Kosovës në raportin mbi Statistikat e Arsimit të Lartë në Kosovë, sipas fushave të studimit, në vitin akademik 2021/22.

“Sipas rezultateve të dala nga ky publikim del se numri më i madh i studentëve të regjistruar, për herë të parë, në arsimin e lartë në nivelin Bachelor është shënuar në fushat: Biznes, Administratë dhe Ligj me gjithsej 5 184 studentë, ose shprehur në përqindje, 28.1% e numrit të përgjithshëm të studentëve”, thuhet në të dhënat e kësaj agjencie.

Në raport theksohet se vërehet diferencë e madhe gjinore në fushën e Arsimit.

“Sa i përket numrit të përgjithshëm të studentëve, të cilët ndjekin arsimin e lartë në nivelin Bachelor, vërehet diferencë e madhe gjinore në fushën e Arsimit, ku nga 4 352 studentë, 92.6% janë femra dhe 7.4% janë meshkuj”, thuhet në njoftim.

Gjithashtu, është bërë e ditur se numri i përgjithshëm i studentëve të regjistruar për herë të parë në nivelin Master.

“1 mijë e 849 studentë janë regjistruar në fushat: Biznes, Administratë dhe Ligj, ose shprehur në përqindje, 37.2 për qind e numrit të përgjithshëm”, thuhet në njoftimin e ASK-së.

Ndërsa, vërehet numër i vogël i studentëve të regjistruar në fushat: Bujqësi, Pylltari, Peshkim dhe Veterinari, me gjithsej 90 studentë, ose 1.8 për qind e numrit të përgjithshëm.

“Po ashtu, edhe krahasuar me numrin e përgjithshëm të studentëve, të cilët ndjekin arsimin e lartë në nivelin Master, dominon numri i studentëve, të cilët ndjekin studimet në fushat: Biznes, Administratë dhe Ligj, me gjithsej 5 149 studentë, ose 43.4% e numrit të përgjithshëm”, thuhet tutje në këtë njoftim.

Të ngajshme

A do të jetë kandidat për kryetar të Prishtinës? – Tahiri shuan dilemat (VIDEO)

Donat Hashani

Si i shpëtoi Rina vdekjes, flet pronari i klinikës

Donat Hashani

Tahiri i AAK-së: Ne duhet të themelojmë qeverinë që udhëhiqet nga Bedri Hamza

Donat Hashani