Telenews

Çitaku: 17 Shkurti 2008 ka qenë ditë e ftohtë, por ka qenë dita më e ngrohtë e një shekulli

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, në “Rubikon me Adriatik Kelmendin”, ka kujtuar momentin e shpalljes së Pavarësisë së Kosovës.

Ajo u shpreh se e ka të vështirë të flas për ditën e 17 shkurtit, pa i rindjerë emocionet e asaj dite, duke shtuar se ishte ftohtë, por ishte dita më e ngrohtë e një shekulli.

“Dhe e kam të vështirë të flas për 17 shkurtin  vitit 2008 pa i ri ndjerë emocionet e asaj dite, sigurisht që ka qenë ditë e ftohtë, por ka qenë dita më e ngrohtë e një shekulli të tërë ka qenë dita kur kemi rilindur dhe kemi pas fatin e madh që të jetojmë një ditë për të cilën është sakrifikuar gjatë e shumë. Fat i madh për ne si gjeneratë që ta jetojmë atë ditë”, tha Çitaku.

Çitaku shtoi se atë ditë kishe qajtë për sakrificën dhe kishte qeshur për të gjallët.

“Kam qajtë për dhimbjen për sakrificën për çmimin e lartë që e kemi pagu, kam qajtë për ata që nuk janë më, por edhe kam qeshë për ne të gjallët që kemi pasur fatin e madh që ta jetojmë atë ditë”, tha Çitaku.

Të ngajshme

Nesër i jepet lamtumira e fundit Arlindës – gruas që kërkoi mbrojtje, por u vra mizorisht nga kunati në Pejë –

KushtrimGuraj

Të shtëna me armë në Gjakovë, dyshohet për konflikt mes familjeve Zyberi dhe Vishaj – një person ndalohet për 24 orë –

KushtrimGuraj

Kurti me dy propozime pas vrasjes së Arlinda Zekajt: Rishikim urgjent i rasteve me rrezik të lartë dhe raport brenda 72 orëve –

KushtrimGuraj