Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku ka reaguar për heshtjen e krerëve institucionalë teksa po shënohet dita e pestë që prej se BE-ja mori masa ndaj Kosovës.
“Kryeministri, si gjithmonë gjeneralizoi dhe nuk tha asgjë. Presidentja po vazhdon të heshtë”, ka shkruar Çitaku në ‘Facebook’.
Ish-ambasadorja ka shkruar se momentet si këto janë definuese për trajektoren politike dhe strategjike të një shteti.
“Çfarë Kosove duam ne? Të integruar apo të përjashtuar e të izoluar?”, ka thënë më tej ajo.