Telenews

Çitaku – Kurtit: Merita jote për liberalizimin e vizave fillon dhe mbaron me gazin lotsjellës në Kuvend

Nënkryetarja e Partisë Demoratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku, ka thënë se kontributi i kryeministrit Albin Kurti për vendimin e ambasadorëve të Bashkimin Evropian për liberazimin e vizave “fillon dhe përfunon me gazin lotsjellës në Parlament”.

Kurti përmes një postimi në Facebook, ka shkruar këtë vendim duke ia dhënë një pjesë të meritave edhe qeverisjes së tij.

“Kryeministri në një status të gjatë në facebook duke bërë përpjekje me ia dhanë vetes meritat për liberalizimin e vizave (në vitin 2024), paska thënë të pavërteta të mëdha, duke justifikuar kështu edhe vonesat e BE për liberalizimin e vizave”.

“Kryeministër, kriteret Kosova i ka përmbushur moti. Siç shpresoja ta kishit kuptuar së paku javën e kaluar kur çështja e liberalizimit të vizave për Kosovën u hoq nga agjenda, vonesat për Kosovën, së paku nga viti 2018 janë të pajustifikueshme dhe të natyrës politike”, ka shkruar Çitaku në Facebook. të mërkurën.

Ambasadorët e shteteve anëtare të BE-së janë pajtuar të mërkurën për liberalizimin e vizave për Kosovën.

Në vazhdim presidenca Çeke e BE-së tani do t’i nisë negociatat me Parlamentin Evropian dhe Komisionin Evropian si hapin e fundit para udhëtimit pa viza.

Të ngajshme

Raportohet pë E-mail kërcënues për bombë në Kryesinë e Kuvendit të Shqipërisë

Rrezarta Ramaj

99-vjeçarja thyen rekordin botëror, realizon aventurën mbi krahun e avionit

Rrezarta Ramaj

Çitaku: Ajo që ndodhi më 16 shtator është krim ndaj drejtësisë dhe historisë

Rrezarta Ramaj