Telenews

Çitaku: Qeveria Kurti nuk duan të qeverisin, por të sundojnë

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku, ka kritikuar qasjen e pushtetit ndaj prokurorëve, gazetarëve dhe sindikalistëve.

Në një postim në Facebook, Çitaku ka shkruar se kjo shpërfaq mendësinë totalitare të tyre.

“Këta nuk duan të qeverisin. Duan të sundojnë. Ose nënshtrim, ose stigmatizim. Rrugë tjetër nuk ka në mendësinë e tyre”, ka shkruar ajo.

Numri dy i PDK-së iu referua deklaratës së djeshme nga ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, e cila kritikoi kandidatin për Kryeprokuror të Shtetit, Blerim Isufaj.

Derisa foli për Isufajn, Haxhiu tha se Kosova ka nevojë për një kryeprokuror profesional e të guximshëm, jo një “që e ka bishtin e zënë me derë”, transmeton gazeta online Reporteri.net.

Ajo aludoi se si kryeprokuror i Prokurorisë Speciale, Isufaj nuk ka hetuar krimet e luftës.

“Kosova ka nevojë për një kryeprokuror që ka integritet profesional dhe që është i guximshëm. Kosova nuk ka nevojë për një kryeprokuror që e ka bishtin e zënë me derë sepse po e merr në qafë një popull. Z. Isufaj është kryeprokuror i Prokurorisë Speciale, kjo prokurori ka kompetencat më të mëdha sa i përket krimeve të luftës, krimit të organizuar dhe korrupsionit, shpëlarjes së parave dhe ku jemi ne në këto raste? Nuk ka vullnet për t’i luftuar peshqit e mëdhenj”, ka thënë Haxhiu mbrëmë në KTV.

Të ngajshme

Kurti edhe sonte zbarkon në Mitrovicë me xhipa të zinj për ta “ngritur Pecin”

KushtrimGuraj

Situata e vendeve kandidate – çfarë thotë raporti i BE-së?

KushtrimGuraj

Komisioni Evropian e godet ashpër Serbinë me raportin e fundit

Donat Hashani