Telenews

Çka ndodhi? Zhduket nga YouTube intervista e Loredanës te Arbana Osmani

Intervista e shumëkomentuar e Loredana Zefit në podcastin “Mirëmbrëma Yje”, e moderuar nga Arbana Osmani, nuk gjendet më në kanalin zyrtar në YouTube. Episodi, i cili mori vëmendje të madhe për deklaratat e artistes rreth marrëdhënies me ish-partnerin Mozzik, është hequr nga platforma, ndërsa arsyeja nuk është bërë publike.

Megjithatë, në profilin e Arbana Osmanit në Instagram vijojnë të jenë të publikuara reels dhe fotografi nga intervista, që tregojnë momentet më të komentuara të bisedës.

Intervista u realizua pak javë pas publikimit të projektit muzikor “Diss*****” nga Mozzik, ku reperi trajton tema personale dhe përballet me kritika publike, përfshirë edhe rolin e tij si prind. Projekti ngjalli reagime të shumta dhe riktheu në qendër të vëmendjes raportin mes dy ish-partnerëve.

Gjatë bisedës, Loredana u shpreh se kishte zgjedhur të heshtte për një kohë të gjatë për hir të vajzës së tyre, Hanës, por u ndje e detyruar të reagojë pas publikimit të këngës. Ajo theksoi se situata ka ndikuar emocionalisht tek vajza dhe se i ka dhënë asaj lirinë të vendosë për raportin me të atin.

Pavarësisht fshirjes së episodit nga YouTube, fragmentet që qarkullojnë në rrjete sociale vazhdojnë të mbajnë gjallë diskutimet në publik.

Të ngajshme

E trishtë: 18-vjeçari gjendet pa shenja jete në Mitrovicë – dyshohet për vetëvrasje

Rrezarta Ramaj

Java e ardhshme sjell temperatura pranverore

Rrezarta Ramaj

Mori 14 mijë € kamatë, kërkohet paraburgim ndaj të dyshuarit për fajde në Rahovec

Rrezarta Ramaj