Telenews

Java e ardhshme sjell temperatura pranverore

Java e ardhshme do të karakterizohet me mot kryesisht stabil dhe temperatura tipike pranverore.

Siç ka njoftuar Instituti Hidrometerologjik i Kosovës, përjashtim bën vetëm dita e martë, kur mbi territorin e vendit parashihen vranësira më të dendura, të cilat vende-vende mund të sjellin riga shiu me intensitet të ulët.

Mëngjeset do të jenë relativisht të ftohta, me ngrica të dobëta dhe paraqitje të mjegullës në disa zona, kryesisht në viset kodrinore-malore.

Temperaturat minimale gjatë javës pritet të lëvizin ndërmjet -4°C dhe 2°C, ndërsa maksimalet e ditës do të sillen nga 6°C deri në 14°C, transmeton Klankosova.tv.

E hënë:

Moti i vranët dhe me intervale me diell.

Temperaturat minimale: -4 deri -1°C

Temperaturat maksimale: 9 deri 13°C

Era: Kryesisht nga juglindja me shpejtësi 1-4m/s.

E martë:

Mot i vranët dhe vende-vende me riga shiu.

Temperaturat minimale: -1 deri 2°C

Temperaturat maksimale: 10-13°C

Era: nga verilindja me shpejtësi 1-7m/s

E mërkurë:

Moti i vranët dhe me intervale me diell.

Temperaturat minimale: -2 deri 1°C

Temperaturat maksimale: 6-9°C

Era: kryesisht nga veriperëndimi me shpejtësi 1-5m/s.

E enjte:

Mot kryesisht i vranët.

Temperaturat minimale:-3 deri 0°C

Temperaturat maksimale: 8 deri 11°C

E premte:

Mot kryesisht me diell

Temperaturat minimale: -1 deri 2°C

Tmperaturat maksimale: 10 deri 14°C

Era: nga drejtimi i jugperendimi 1-4m/s.

Të ngajshme

Një i vdekur, të tjerë të lënduar – pasi një autobus u përplas me një supermarket në Salzburg të Austrisë

Valjeta Turkaj

Aktgjykimi për rastin “Banjska” shpallet më 24 prill

Valjeta Turkaj

Ekstradohet nga Gjermania i kërkuari për grabitje, sillet në Kosovë

Valjeta Turkaj