Telenews

Çka thuhet në letrën e Rrahman Jasharajt drejtuar deputetëve të Kuvendit të Kosovës?

Kreu i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK), Rrahman Jasharaj, iu ka dërguar një letër deputetëve të Kuvendit të Kosovës, në të cilën ka kërkuar që të ndryshohet Ligji për skema pensionale.

Jasharaj ka thënë se në plotësim-ndryshimin e Ligjit për skemat pensionale ishte bërë një “gabim nga Qeveria, me apo pa qëllim”, duke fshirë “paragrafin 6 të nenit 8 të Ligjit bazik”, e në të cilin paragraf thuhej se “me këtë ligj u njihet stazhi i punës për pensionin kontributdhënës për vitet 1988-1999 punëtorëve të arsimit, të shëndetësisë dhe të tjerëve që kanë punuar në sistemin e Republikës së Kosovës”.

“Kjo e drejtë iu pranua punëtorëve të arsimit shqip për ato vite nga deputetët, sepse ata e dinin, dhe shumë nga ata e kanë përjetuar atë kohë, që punëtorët e arsimit shqip gjatë gjithë viteve të 90-ta kishin punuar të përballur me dhunën, përndjekjet, burgosjet e me vrasjet nga pushtuesi serb. Punëtorët e arsimit të atyre viteve e mbajtën gjallë arsimin shqip dhe procesi mësimor nuk u ndal as edhe për një moment sepse aty nuk lejonte pushtuesi të mbahej mësimi në shkolla, u punua në shtëpitë shkolla. Pra, këto vite u pranuan si kontributdhënëse , jo si sadaka a peshqesh nga shteti, po sepse punëtorët e arsimit punuan në atë kohë dhe ata nuk ia kishin ngenë të mendonin për kontribute pensionale, po angazhoheshin në kuadër të Lidhjes së Arsimtarëve Shqiptar ‘Naim Frashëri’, në kuadër të SBASHK-ut dhe bashkë me Aktivin e Drejtorëve për të mos u ndal as edhe për një ditë mësimi në ato kushte të tmerrshme e për ballë dhunës së paparë të pushuesit e me shpresën se kur të agojë liria shteti ynë do ua pranojë ato vite si kontributdhënëse dhe kjo edhe ndodhi deri në momentin Ligjit Bazik”, ka shkruar Jasharaj.

Më tutje Jasharaj ka lutur deputetët që të kthehet për debat Ligji për skema pensionale.

“Deputetët të lexojnë me kujdes ndryshim-propozimet dhe të veprojnë drejt e të mos mbesin pre e këtij gabimi të Qeverisë, që mund të jetë bërë me qëllim”, u shpreh Jasharaj.

Të ngajshme

Alarmon Haxhiu: Pacientët po detyrohen të blejnë edhe penjë për operacion

Erzana Fazliu

Ambasada e Shqipërisë në Kosovë uron pavarësinë

Erzana Fazliu

Banorët kritikojnë Arionin për sjelljen e tij në festën e mbrëmshme

Erzana Fazliu