Në muajt e fundit ka pasur diskutime se Real Madridi mund të shtojë një mesfushor defensiv tjetër në skuadrën e Xabi Alonsos.
Toni Kroos dhe Luka Modrić nuk janë zëvendësuar pas largimeve të tyre në vitet 2024 dhe 2025, dhe ndërsa një afrimi i ri mund të ndodhë, ekziston gjithashtu mundësia që disa lojtarë aktualë të largohen.
Pritet që Dani Ceballos të largohet nga Real Madridi në vitin 2026 ose 2027, kur edhe i skadon kontrata. Megjithatë, edhe lojtarë të tjerë janë lidhur me një largim të mundshëm, përfshirë edhe Eduardo Camavingan.
Camavinga është përballur me vështirësi për të siguruar një vend titullari këtë sezon dhe, sipas CaughtOffside, Liverpool po shpreson të shfrytëzojë këtë situatë për ta sjellë atë në Anfield.
Liverpool, që deri tani po kalon një sezon shumë të dobët, dëshiron të forcojë mesfushën, dhe Camavinga do t’ua ofronte këtë mundësi.
Sipas raportit, ata janë të gatshëm të paguajnë 60 milionë euro për ta transferuar francezin nga Real Madridi, megjithëse kjo shumë mund të mos jetë e mjaftueshme për zyrtarët e “Bernabeut”.
Camavinga është lidhur edhe me Chelsean muajt e fundit, por Liverpool po del si kandidati kryesor për ta nënshkruar – në rast se lojtari vendos të largohet.
Drejtuesit e Realit nuk po e kërkojnë aktivisht shitjen e 23-vjeçarit, por raporti thotë se ka pasur diskutime të brendshme nëse do ishte më mirë të përfitonin financiarisht nga ai, duke qenë se Xabi Alonso nuk e konsideron lojtar të paprekshëm.
Real Madridi mund të shqyrtojë shitjen e Camavingas në vitin 2026, por nëse ndodh, 60 milionë euro janë padyshim shumë pak.
Mund të jetë e paarsyeshme ta lënë të largohet, duke pasur parasysh se ai është treguar lojtar shumë i vlefshëm që nga transferimi nga Rennes katër vite më parë, por nëse vazhdon të lihet jashtë formacionit titullar, lojtari vetë mund të shtyjë drejt largimit nga “Bernabeu”.

