Telenews

Publikon mesazhet – Stresi i thotë ish-të dashurës se e ka frymëzuar për këngët e reja

publikon-mesazhet-–-stresi-i-thote-ish-te-dashures-se-e-ka-frymezuar-per-kenget-e-reja

Publikon mesazhet – Stresi i thotë ish-të dashurës se e ka frymëzuar për këngët e reja

Keisi ka ndezur rrjetin pasi publikoi në Instastory një pjesë të bisedës së saj private me reperin Stresi.

Në pamjen e bërë publike shihen disa skedarë audio, demo këngësh që reperi ia ka dërguar asaj, mes tyre “You Know Master”, “Real Life” dhe “Era”.

Në mesazhet që shihen në foto, Stresi i shkruan Keisit: “Tek 3-ja këngët, m’ke frymëzuar”.

 Foto: Instagram

Ky detaj ka tërhequr menjëherë vëmendjen e ndjekësve, duke hapur diskutime për raportin e tyre aktual dhe nëse mes tyre ka ende lidhje emocionale.

Keisi e ka marrë situatën me humor, duke i kthyer një mesazh plot ‘emoji’ qesharake, gjë që ka bërë postimin edhe më viral.

Ndarja e këtij fragmenti të bisedës ka shkaktuar reagime të shumta në rrjet, sidomos për faktin që rep­eri deklaron hapur se ajo ka qenë frymëzim për tre prej projekteve të tij të reja muzikore.

Aktualisht asnjëri prej tyre nuk ka komentuar më tej, por fansat janë të përfshirë në spekulime për vazhdimin e këtij dialogu dhe mundësinë e një pajtimi ose bashkëpunimi në të ardhmen.

Të ngajshme

Listës së banorëve të BBVA 6 i shtohen edhe këto 6 emra

Rrezarta Ramaj

Pse Miranda Kerr refuzoi ftesën për sfilatën e Victoria’s Secret? Një parandjenjë që nuk mund ta injoronte!

Rrezarta Ramaj

Nichi i tregon Bejtës se ka dy vite që i ka vdekur babai: Mos më thuaj bir, është nënçmim

Rrezarta Ramaj