Telenews

Çmimi i arit rritet ndjeshëm pas sulmeve izraelite ndaj Iranit

Çmimet e arit kanë pësuar një rritje të ndjeshme pas përshkallëzimit të tensioneve mes Izraelit dhe Iranit, teksa investitorët janë drejtuar drejt aseteve të sigurta për të mbrojtur kapitalin e tyre.

Në tregun fizik, një ons ar u tregtua mëngjesin e sotëm me 3,423.46 dollarë, që përfaqëson një rritje prej 1.2% krahasuar me mbylljen e djeshme. Që nga fillimi i javës, ari ka shënuar një rritje mbi 3.5%.

Edhe kontratat e ardhshme të arit në tregun amerikan u tregtuan me 1.2% më lart, duke arritur në 3,444.10 dollarë për ons.

Rritja e çmimit vjen në sfondin e sulmeve ajrore izraelite ndaj objekteve bërthamore dhe fabrikave të raketave në Iran, të cilat Tel Avivi i ka cilësuar si një përpjekje për të ndalur kapacitetet bërthamore të Teheranit. Në kundërpërgjigje, Irani ka lëshuar rreth 100 dronë drejt territorit izraelit.

“Sulmet po nxisin një valë blerjesh në tregun e arit… por është ende herët për të thënë nëse kjo do të përkthehet në një trend afatgjatë”, tha analisti i Julius Baer, Carsten Menke. Ai paralajmëroi se ndërprerjet e mundshme në furnizimin me naftë mund të ndikojnë më tej në tregjet e metaleve të çmuara.

Ndërkohë, çmimi i argjendit mbeti i qëndrueshëm në 36.36 dollarë për ons, paladiumi u rrit me 0.5% në 1,061.06 dollarë, ndërsa platini pësoi një rënie prej 1.5%, duke u tregtuar në 1,274.30 dollarë.

Të ngajshme

GASHANI PREZANTON “GOLDEN HOUR” NË LONDON FASHION WEEK

Rrezarta Ramaj

Fushë Kosova me aktivitete në kuadër të Muajit të Rinisë

Rrezarta Ramaj

Nxënësit protestojnë nesër në Skenderaj: “Kosova ju pret – Liri për Çlirimtarët” –

KushtrimGuraj