Telenews

“Coachella” gjobitet me 44,000 dollarë për performancën e Justin Bieber-it dhe Anyma-s

Performancat e Justin Bieber-it dhe Anyma-s në “Coachella” gjatë fundjavës së dytë të festivalit përfunduan me gjoba në total prej 44,000 dollarësh (37,415 €) për tejkalim të kohës së lejuar të shfaqjes.

Festivali i famshëm i muzikës në Kaliforni, i cili u zhvillua gjatë dy fundjavave të fundit dhe përfundoi të dielën, më 19 prill, tërhoqi rreth 125,000 vizitorë në ditë në Empire Polo Club në shkretëtirën e Kolorados, transmeton Indeksonline.

Ndër interpretuesit që tërhoqën shumë vëmendje ishin Bieber, Sabrina Carpenter dhe Karol G.

U zbulua se si Bieber ashtu edhe Anyma shkelën afatin kohor të programit të qytetit të Indios gjatë fundjavës së dytë, i cili kërkon që shfaqjet të mbarojnë deri në orën 1 të mëngjesit të premten dhe të shtunën.

Sipas Billboard-it, një përfaqësues i qytetit konfirmoi se “Goldenvoice”, promotori i festivalit, po përballet me gjoba prej më shumë se 40,000 dollarësh (34,014 euro). Ndërsa fundjava e parë kaloi pa shkelje, fundjava e dytë solli dy të tilla.

Të ngajshme

Mimoza ka një kërkesë për Era Istrefin

Valjeta Turkaj

Anne Hathaway merr dhuratë një Kuran nga një fans pasi tha fjalën “Inshallah” në një intervistë

Valjeta Turkaj

Gjesti paralajmëron rikthimin e fuqishëm, pozon krahë Gimbos

Blearta