Telenews

Covey: KFOR-i besonte se Daut Haradinaj ishte përgjegjës për vrasjen e truprojave të Rugovës

James Covey, ish-zëvendësi i përfaqësuesit të OKB-së në Kosovë, Bernard Kouchner, gjatë dëshmisë së tij në Hagë tregoi se sipas burimeve nga KFOR-i, kishte dëgjuar se pjesëtarët e mbrojtjes së Ibrahim Rugovës ishin vrarë dhe se për këtë sulm përgjegjës ishte Daut Haradinaj.

Ai ka thënë se këtë e kuptoi më vonë pas bisedave me Kouchnerin dhe KFOR-in.

Gjyqtari Christphe Barthe: Ju thoni që z. Rugova kishte frikë për sigurinë e tij personale, a mund t’iu pyes nëse nga bisedat që i keni pasur me z. Kouchner…përse kishte frikë?

Dëshmitari James Covey: Nga bisedat me Bernard Kouchnerin dhe nga ajo që e kemi mësuar nga burimet e KFOR-it  më vonë, ne e kuptuam që të gjithë truprojat e tij ishin vrarë, pothuajse të gjithë. Nuk e di nëse kjo është fushë për të cilën mund të flas unë në mënyrën e duhur pasi unë nuk jam informuar për këtë çështje në mënyrë të drejtpërdrejtë, por KFOR-i besonte se vëllai i Ramushit, Daut Haradinaj ishte personi përgjegjës për këtë sulm. Në atë kohë nuk kishim dijeni për këtë. E kemi mësuar shumë vonë. Rugova kishte pikëpamjet e tij, kishte arritur në përfundimin e tij dhe kur ne mësuam lidhur me këtë sulm dhe më pas se kush ishte përgjegjës për të  atëherë ishte e lehtë të kuptohej pse Rugova ishte i shqetësuar për sigurinë e tij.

Covey tutje u shpreh se e di që Daut Haradinaj ka qenë pjesë e UÇK-së.

Diplomati ka theksuar se Rugova ishte i frikësuar për sigurinë personale pas bisedave që pati me Kouchnerin. Por përfaqësuesi i OKB-së, sipas Coveyt, po provonte ta bindte që të kthehej në Kosovë.

“Më kalimin e kohës mësuam përmes Bernard Kouchner që shkoi e takoi. Ai ishte me depresion klinik pavarësisht se unë nuk jam mjek. Kishte frikë për sigurinë e tij personale dhe Bernard më shpjegoi mua që përpjekjet e tij kishin të bënin me bindjen e Rugovës se nëse vendoste të kthehej, siguria e tij do të ishte e siguruar. Kjo ishte një sfidë pasi që KFOR-i nuk mundej që të siguronte mbrojtjen e tij personale, por mund të siguronte zonën përreth tij”, ka thënë ai.

Pas bisedës me Kouchnerin, Covey thotë se Rugova vendosi të kthehej në Kosovë.

Të ngajshme

Ngjarjet e datës 27 tetor

Erzana Fazliu

Publikohet marrëveshja mes LDK-së dhe PDK-së në Fushë Kosovë

Valjeta Turkaj

Trump: Kam përfunduar tetë luftëra në tetë muaj

Valjeta Turkaj