Telenews

Daçiq: Nuk do të ketë njohje të Kosovës nga Serbia

Kryetari i Partisë Socialiste të Serbisë, Ivica Daçiq, ka thënë se Serbia nuk do ta njohë Kosovën dhe se sipas tij kryeministri Albin Kurti duhet të ndalet nga siç i quajti Daçiq “mentorët e tij”.

Ai theksoi se nëse kërkesa e BE-së për anëtarësimin e Serbisë është heqja dorë nga siç thekson ai “një pjesë e territorit, është e qartë se cili do të jetë vendimi i Serbisë”.

“Nuk do të ketë njohje të Kosovës nga Serbia. Nuk ka asnjë politikan evropian që nuk e ka dëgjuar këtë njëqind herë edhe nga Vuçiqi edhe nga unë, dhe do t’ua përsërisim sa herë të jetë e nevojshme. Le të shpjegojnë se si janë duke kërkuar nga Serbia, si kandidate për anëtarësim, dhe ata kanë pesë anëtarë të BE-së që gjithashtu nuk e njohin Kosovën, çfarë do të ndodhë me ta nëse dëbohen nga BE-ja, nëse në momentin e hyrjes në BE kërkojnë nga Serbia të japë në një pjesë të territorit të saj, atëherë është e qartë se cili do të jetë vendimi ynë”, theksoi ai për Veçernje Novosti.

Të ngajshme

Vdes tragjikisht në aksident trafiku një kosovar në Finlandë

Rrezarta Ramaj

Bebe Rexha dhuron spektakël në New York

Yllka Gashi

Tërnava: Pretendim i rëndë të thuhet se BIK kontrollohet nga shërbimet serbe, të hetohet dhe verifikohet gjithçka

Yllka Gashi