Telenews

Dafinën e ka marrë “malli” për Ledrin? Sara ka një përgjigje për videot virale

Këngëtarja e njohur Dafina Zeqiri është shumë e suksesshme dhe e dashur për publikun.

Së fundmi, ajo publikoi projektin e saj më të ri muzikor të titulluar “Malli”, që ka marrë shumë klikime në Youtube.

Kënga e saj po dëgjohet kudo si dhe po shfaqet shumë në rrjete sociale.

Së fundmi, një ndjekës këtë gjë ia ka bërë me dije dhe Sara Hoxhës, duke e pyetur se çfarë mendon ajo për editimet që janë bërë me një ‘demo’ të këngës së Dafinës dhe “Malli” për të dhe për Ledrin.

“Çfarë mendon për editimet që janë bërë në TikTok me këngën e re të Dafit për ty dhe Ledrin?”,

E Sara, i është përgjgjur pyetjes pa komplekse duke shkruar.

“Super ide marketingu kushdo që e ka bërë, i lumtë. Me të vërtetë”, ka thënë ajo.

Kujtojmë që Dafina Zeqiri dhe Ledri Vula kanë edhe disa bashkëpunime bashkë.

Të ngajshme

“Çudia më e madhe zgjat 7 ditë”, Monika Lubonja publikon videon e parë pas skandalit të videove intime –

KushtrimGuraj

“Mbaje kokën lart”, vajza e Eli Fares ka një mesazh për të ëmën

Rrezarta Ramaj

Ledri Vula në New York, këngëtari shqiptar bën namin në festën e familjes Rexha

Rrezarta Ramaj