Telenews

Daja flet pas ndeshjes së Ballkanit me Astanën

Ka përfunduar ndeshja mes Astana dhe Ballkanit.

Skuadra kosovare ka siguruar një pikë në udhëtim, me rezultatin përfundimtar që ishte 0 me 0.

Ishte një paraqitje shumë e mirë nga futbollistët e kampionit të Kosovës, duke dominuar në vazhdimësi rrjedhën e ndeshjes.

Nazmi Gripshi dhe Almir Kryeziu kishin rastet më të mira për gol, por që rrjeta kundërshtare në fund mbeti e paprekur.

Trajneri i Ballkanit, Ilir Daja tha se ishte i kënaqur me paraqitjen e skuadrës, por që kishin mundësi edhe të fitonin ndeshjen.

Për atë që prodhuam në lojë, merituam më shumë. Ne e kontrolluam ndeshjen dhe kishim posedimin e topit, kishim raste të mira dhe po t’i kishim shfrytëzuar do ta kishim fituar ndeshjen. Bëmë një ndeshje shumë të mirë. Ne do të vazhdojmë të luajmë shanset në grup. Nuk e kishim objektiv ta kalojmë grupin, por natyrshëm do të japim kontributin tonë për ta përfaqësuar sa më mirë futbollin kosovar“, përfundoi Daja. /Telenews.a/

Të ngajshme

“Kam fjetur shumë net duke ëndërruar për këtë ditë”, Mbappe flet pas firmës me Realin

Erzana Fazliu

Gara për Topin e Artë, Rodri sposton yjet e Real Madrid-it

Erzana Fazliu

Mbappe sot prezantohet në “Santiago Bernabeu”

Erzana Fazliu