Telenews

Daka tregon dy mënyra se si komunat në veri mund të shkojnë në zgjedhje

Ish-kryetarja e Komisionit Qendror Zgjedhor, Valdete Daka, ka treguar se ekzistojnë dy mënyra se si komunat të shkojnë në zgjedhje të parakohshme.

Ajo tha se njëra mënyrë është që 50 për qind e votuesve të komunës përkatëse të nënshkruajnë peticion ku kërkohet shkarkimi i kryetarit të asaj komune.

E dyta mënyrë e cila është më e thjeshtë, është që kryetarët të japin dorëheqje vullnetarish

“S’di a ka ndodhur ndonjëherë, në ligjin për vetëqeverisje lokale parashihet mundësia që 20% të votuesve që janë në listë votuese nëpërmjet peticionit të kërkojnë dorëheqjen e kryetarit, faktikisht 50% të gjithë votuesve. Mënyra tjetër është të japin dorëheqje”, tha ajo.

Të ngajshme

Hapet afati për subvencionimin e energjisë elektrike për familjet e cenueshme

Rrezarta Ramaj

Jansha uron Kurtin për mandatin e ri, premton mbështetjen e Sllovenisë për integrimin evropian

Rrezarta Ramaj

Xhiroja e pestë: Bashkimi vazhdon kryesimin, Trepça fillon këndelljen

Rrezarta Ramaj