Telenews

D’Alema: Rugova profet i paqes, kur më thirri Clinton për të më falënderuar i thashë duhet ta telefonosh atë

 

 

Ish-kryeminstri i Italisë, Massimo D’Alema ka kujtuar kohën kur ishte takuar me ish-presidentin e Kosovës, Ibrahim Rugova.

Ai tha se më shumë se kurrë Ballkanit i duhet fryma e Rugovës.

Sipas tij, Rugova thoshte se “Pavarësia e Kosovës do të stabilizionte rajonin”.

“Rugova, ky intelektual i madh, kam pas kënaqësi ta takoj dhe të diskutoj për fatin e vendit të tij. Sot përderisa kujtojmë Rugovën veçse po i rikujtojmë sakrificat e popullit të Kosovës”, tha ai në Konferencën Ndërkombëtare “Rugova dhe Perëndimi”.

Ai tha se takimi me Rugovën ka qenë mundësi e jashtëzakonshme.

“Ka qenë një moment shumë i vështirë, koha shumë e vështirë bombardimet e NATO-s kishin filluar shumë kohë më parë. Rugovën e kemi menduar si njeri që më së miri mund ta paraqet garancinë për Kosovën. Kujtoj që Bill Clinton më ka thirrë dhe më ka falenderu, unë i kam thënë; duhesh ta telefonosh Rugovën sepse unë s’kam bërë asgjë që ta kushtezoj. Bill Clinton ishte i bindur në fuqinë e personalitetit të Rugovës”, tha D’Alema.

“Rugova ishte profet i paqes dhe me të drejt mori titullin Gandi i Ballkanit. Rugova në Romë, në konferencën për media falenderoi NATO-n që shpëtoi popullin e tij”, tha ai.

Roli i Rugovës ishte i pazavendësueshëm edhe pas luftës, pasi siç tha D’Alema, populli i Kosovës e zgjodhi sërish President të vendit.

source

Të ngajshme

Në mbledhje elektronike, qeveria bën dy emërime

Donat Hashani

Kandidati për prokuror të shtetit ndalohet për dhunë në familje nga Prokuroria e Prizrenit

Donat Hashani

Zyrtarja e lartë e PDK-së sot mban konferencë për media

Donat Hashani