Federata e Futbollit e Kosovës ka njoftuar të martën se kanë dalë në shitje biletat për ndeshjen Kosova – Islanda.
Ndeshja zhvillohet më 20 mars nga ora 20:45 në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.
Ndeshja i takon plejofit të Ligës së Kombeve. Më 23 mars është ndeshja e kthimit, që zhvillohet në Spanjë.
Përfaqësuesja më e suksesshme pas dy ndeshjeve paraqitet në Ligën B në edicionin e ardhshëm të Ligës së Kombeve.
Biletat kushtojnë prej 5 euro deri në 80 euro, sa është çmimi i biletave në zonën VIP.