Telenews

Dalin në shitje biletat për ndeshjen Kosovë-Lituani

Federata e futbollit e Kosovës ka lëshuar në shitje biletat për ndeshjen Kosovë – Lituani. Ndeshja do të luhet më 18 nëntor nga ora 20:45 në stadiumin “Fadil Vokrri” dhe është e fundit për edicionin e katërt të Ligës së Kombeve.

Biletat në veri dhe jug kushtojnë nga pesë euro, lindje dhjetë euro, perëndim 20 euro, derisa biletat VIP do të kushtojnë 80 euro.

Biletat mund të blihen nëpërmjet platformës “online”

Para ndeshjes kundër Lituanisë, Kosova më 15 nëntor nga ora 20:45 e luan në udhëtim ndeshjen me Rumaninë.

Kosova është në Grupin C2 dhe renditet në pozitën e dytë me nëntë pikë.

Të ngajshme

Kosovare Asllani kritikon Kombëtaren e Suedisë pas rezultateve të dobëta në kualifikuese

Donat Hashani

Basketbolli Kosovar sot me dy ndeshje interesante

Donat Hashani

Sot tri ndeshje super-interesante në Superligën e Kosovës në Futboll

Donat Hashani