Kryeministri Albin Kurti u prit sot në Stamboll nga Presidenti turk, Rexhep Taip Erdogan.
Sipas pamjeve të publikuar nga pritja që iu bë Kurtit, dëgjohet presidenti turk duke e përshëndetur kryeministrin kosovar në gjuhën angleze dhe turke.
“Welcome, merhaba, how are you”, dëgjohet të ketë thënë Erdogan.
Po ashtu, gjatë takimit u shkëmbyen mendime edhe për çështjet rajonale dhe ndërkombëtare, veçanërisht për Ballkanin.

