Telenews

Dalin para gjykatës 4 të arrestuarit për grabitjen në Suharekë (VIDEO)

Në Gjykatën Themelore të Prizrenit kanë arritur, nën përcjelljen e rreptë të policisë, dy prej katër të arrestuarve që dyshohen për pjesëmarrje në grabitjen e argjendarisë në Suharekë.

Nga gjykata deklarojnë se “kemi pranuar kërkesën për caktim të paraburgimit për 4 të pandehurit për veprat penale “grabitja dhe mbajtja në pronësi të paautorizuar të armeve”.

Burime të Klan Kosovës bëjnë të ditur se njëri prej të arrestuarve, Bujar Basha, dje në polici nuk e ka folur asnjë fjale, pra është mbrojtur në heshtje. Nuk dihet nëse ka për t’u deklaruar në seancën fillestare për caktimin e paraburgimit.

bujar basha

Për shkaqe sigurie, mediat nuk do të lejohen brenda sallës së gjyqit, madje as afër rrethojave të objektit.

Seanca është paralajmëruar të fillojë në ora 16:00.

 

Të ngajshme

Abdixhiku për takimin me Kurtin: Ofronte çështje të tjera, por s’e ofronte çështjen e presidentit

KushtrimGuraj

Ambasadori shqiptar në ‘The Guardian’: Shqiptarët po paguajnë çmimin e paragjykimeve dhe demonizimit politik në Britani

KushtrimGuraj

Kurti takohet me ambasadorin Whitaker: Përshpejtimi i anëtarësimit në NATO, garantues për sigurinë në Ballkan

KushtrimGuraj