Telenews

“Dardanët” në mbështetje të protestës së 17 tetorit në Tiranë

Tifogrupi “Dardanët”, kanë dalë në mbështetje për protestën gjithëkombëtare që do të mbahet më 17 tetor, në ora 17:00, në Tiranë, në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së që po gjykohen në Hagë.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, “Dardanët” theksojnë se protesta është një reagim i drejtë ndaj asaj që ata e cilësojnë si padrejtësi ndaj luftëtarëve të lirisë, ndërsa kërkojnë drejtësi të vërtetë dhe jo, siç thuhet në reagim, barazi të rreme me kriminelët serbë.

“Duam drejtësi dhe jo barazi farse me kriminelët shovinistë serbë. Të bashkuar në emër të mbrojtjes së vlerave të përbashkëta, për ta përçuar kështu edhe një mesazh të fuqishëm nga kryeqyteti shqiptar se UÇK-ja nuk kreu krime lufte e kështu as pjesëtarët apo udhëheqësit e saj. Adresa e krimeve është vetëm Beogradi famëkeq”,  shkruhet në postimin e Dardanëve.

Të ngajshme

Leo Messi arrin 60 asistime me Argjentinën, më së shumti në nivel të kombëtareve

Valjeta Turkaj

“Kosova është gati për ëndrrën e madhe”, flet Kreshnik Hajrizi, lojtari që la në hije yjet e Suedisë

KushtrimGuraj

Elseid Hysaj kalon edhe Lorik Canën, lojtari me më shumë paraqitje në historinë e Shqipërisë

KushtrimGuraj