Telenews

Darka e sotme e organizuar nga Borrelli, Gërvalla do të shkojë në vend të Kurtit

Shefja e diplomacisë kosovare, Donika Gërvalla, do të marrë pjesë në darkën joformale në Bruksel, që është e organizuar nga përfaqësuesi i Politikës së Jashtme në Bashkimin Evropian, Josep Borrell.
Gërvalla, këtë e ka bërë të ditur dje në “Sytë Shtatë” në Klan Kosova, ku edhe ka shtuar se ajo do ta zëvendësojë kryeministrin Albin Kurti, i cili është për vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, dhe e ka të pamundur pjesëmarrjen në këtë event.
Në këtë darkë e cila është e organizuar për liderët e Ballkanit Perëndimor, do të jetë i pranishëm edhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
Aty thuhet se do të diskutohet për luftën në Ukrainë dhe pasojat e agresionit rus në ekonominë evropiane.

Të ngajshme

Ngjarjet e datës 10 shtator

Rrezarta Ramaj

32-vjeçari nga Kosova arrestohet në Gjermani, paguan 639 euro dhe shmang burgun

Yllka Gashi

Urgjencë e madhe, Rutte: Mbështetja për Ukrainën duhet të vazhdojë

Yllka Gashi