Telenews

David Neres zyrtarizohet tek Napoli

Skuadra italiane, Napoli, ka zyrtarizuar transferimin e sulmuesit David Neres.

Ish-lojtari i Benfica tanimë do jetë bashkëlojtar me yllin e Kombëtares së Kosovës, Amir Rrahmani, shkruan Arbresh.info.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë skuadra italiane, me anë në postimeve të rrjetet e tyre zyrtare.

27-vjeçari është transferuar me vlerë 28 milionë euro përfshire edhe bonuset, ndërsa mediat italiane kanë raportuar se braziliani do të përfitojë rreth 3 milionë euro në sezon.

Neres bëhet nënshkrimi i katërt i përhershëm i Napolit këtë verë, pas ardhjes së Alessandro Buongiorno nga Torino, Rafa Marin nga Real Madridi dhe Leonardo Spinazzola, i cili u bashkua si lojtar i lirë pas skadimit të kontratës së tij me Romën.

Të ngajshme

LAJMI I FUNDIT: Policia konfirmon vrasjen në Pogragjë të Gjilanit

Rrezarta Ramaj

Ribashkohet çifti i BBVK, mesazhi i Lelës për dashurinë me Leon merr vëmendjen

Rrezarta Ramaj

Fëmija 4-vjeçar i gjetur i vetëm në Ferizaj ribashkohet me nënën

Rrezarta Ramaj