Telenews

DeepSeek bllokon aksesin në API për shkak të ngarkesës së madhe

deepseek-bllokon-aksesin-ne-api-per-shkak-te-ngarkeses-se-madhe

Shfaqja e kompanisë si një lider AI dhe fakti se ka arritur të trajnojë R1 me kosto disa herë më të ulëta sesa rivalët Amerikanë si OpenAI, krijoi panik në tregje.

Shpërthimi i popullaritet të DeepSeek vijon të jetë një problem për startupin AI. Bloomberg raportoi se kompania ka vendosur të kufizojë përkohësisht qasjen në API-në e saj në përgjigje të kapaciteteve të pamjaftueshme të serverëve.

“Për shkak të ngarkesës së serverëve, kemi vendosur të ndërpresim shërbimin API për të parandaluar impaktin e mundshëm negativ ndaj operacioneve tona,” tha DeepSeek.

Që nga debutimi i modeli R1 më 20 Janar DeepSeek është përballur me kërkesë të lartë për shërbimet e saj. Shfaqja e kompanisë si një lider AI dhe fakti se ka arritur të trajnojë R1 me kosto disa herë më të ulëta sesa rivalët Amerikanë si OpenAI, krijoi panik në tregje.

Aksionet e kompanive të mëdha të teknologjisë, përfshirë Nvidia, humbën 1 trilionë dollarë vlerë tregu pasi DeepSeek u ngjit në krye të dyqanit të aplikacioneve App Store në SHBA.

Që atëherë OpenAI ka lançuar modelin o3-mini dhe Deep Research për ChatGPT.

Të ngajshme

NASA do të nisë së shpejti një teleskop të ri hapësinor SPHEREx

KushtrimGuraj

Ekonomisti fitues i çmimit Nobel thotë se Bitcoin është i destinuar të shkojë drejt zeros

KushtrimGuraj

Musk vijon të ndërtojë bazën e tij të fuqishme në Washington

KushtrimGuraj