Telenews

Deklarata e Gërvallës në OKB që habiti Daçiqin e Gjuriqin

“E dimë që ka një Serbi më të mirë”, është kjo deklarata që sot dha para Këshillit të Sigurimit në OKB ministrja e Punëve të Jashtme Donika Gërvalla Shwarz.

Kryediplomatja tha se populli i Kosovës e di që ka edhe një Serbi më të mirë.

Gërvalla ka thënë se Kosova shpreson që ajo Serbi të vijë sa më shpejt.

“Ne viktimat e gjenocidit dhe brutalitetit duam të krijojmë paqe, jo vetëm për ne por edhe për rajonin. Ne jemi populli i Kosovës dhe ne e dimë që ka edhe një Serbi më të mirë, një Serbi që ende është e dobët por evropiane. Një Serbi që dëshiron të ndalet së qeni kërcënim për fqinjët e saj. Ne po presim për atë serbi dhe shpresojmë që do të vijë sa më shpejt të jetë e mundur”, derisa ministrja tha fjalinë e fundit kamera kapi reagimin e dy përfaqësuesve të Serbisë, Ivica Daçiq dhe Marko Gjuriq.

“Qytetarët serbë mund ta marrin në dorë fatin e tyre dhe të shtrijnë dorën e pajtimit fqinjëve të tyre. Kjo është e mundur. Një vend mund të marrë vendime të reja. Kosova dhe të tjerët kanë treguar se kjo mund të arrihet. Ne mbesim të hapur për pajtim”, potencoi Gërvalla.

Tutje fjalimin e vazhdoi duke folur për personat e të zhdukurve në Kosovë.

Të ngajshme

Hapet afati për subvencionimin e energjisë elektrike për familjet e cenueshme

Rrezarta Ramaj

Jansha uron Kurtin për mandatin e ri, premton mbështetjen e Sllovenisë për integrimin evropian

Rrezarta Ramaj

Xhiroja e pestë: Bashkimi vazhdon kryesimin, Trepça fillon këndelljen

Rrezarta Ramaj