Telenews

“Deklarata” për Kosovën, ekipi i Klitchkos thotë se po përgatisin reagim për atë që e cilësojnë si “marrëzi”

Një medium shqip me seli në Zvicër i quajtur “Le Canton 27”, ka publikuar një deklaratë të cilën pretendon se e ka thënë Vitaly Klitchko, e që ndërlidhet me çlirimin e Kosovës nga Serbia dhe çlirimin e Ukrainës nga Rusia.
Një deklaratë e tillë e publikuar nga mediumi në fjalë ka nxitur reagime të ashpëra në Beograd. Ka reaguar edhe ministri serb i Mbrotjes, Aleksander Vulin.

Ndërkohë për mediumin “Nova.rs” kanë folur nga zyra e Klitchkos, duke thënë se po përgatisin një komunikatë për atë që e kanë cilësuar si “marrëzi”
“Ne po përgatisim një deklaratë zyrtare për këtë marrëzi. Do të njoftojmë së shpejti”, kanë thënë nga zyra e kreut të Kievit për Nova.rs.

Kjo është deklarata e publikuar nga Le Canton 27.ch, e të cilën pretendohet se e ka thënë Klitchko.
“Më vjen shumë mirë që takoj për herë të parë një gazetar shqiptar, një rast i mirë për t’ju përcjellur një mesazh juve, popullit shqiptar në ballkan. Kemi dëgjuar e lexuar se edhe ju shqiptarët si ne ukrainasit jeni njerëz të paqës, liridashës, por edhe luftarak që e do nevoja, që na e imponon ndokush. Ne sot po luftojmë kundër regjimit rus që po tenton të okupoj vendin tonë-Ukrainën që mëse 100 ditë, sikur ju që ishin dikur të okupuar nga Serbia…”.

 
 

Të ngajshme

Florin Krasniqi e quan “palaço” dhe “pa njerëzillak” Kurtin

Donat Hashani

Ajshe Gërvalla për Ramush Haradinajn: “Pas fjalëve të tij mu hap zemra”

Erzana Fazliu

Devolli Corporation: Albin Kurti shef i VV-së, jo i yni, kërcënoi mbi 15 mijë familje

Donat Hashani