Telenews

Gjykata vendos sot për përplasjen Mbappé–PSG

Sot Këshilli i prud’hommes në Paris pritet të japë vendimin për mosmarrëveshjen mes Kylian Mbappé-së dhe Paris Saint-Germain-it.

Sulmuesi, tashmë lojtar i Real Madridit, kërkon 263 milionë euro për paga dhe bonuse të papaguara, ndërsa PSG-ja kundërpërgjigjet duke kërkuar 440 milionë euro, duke e akuzuar lojtarin për shkelje kontrate dhe keqbesim.

Çështja nisi në vitin 2024, kur Mbappé e çoi klubin në gjykatë për rreth 55 milionë euro të papaguara.

PSG-ja pretendon se kishte një marrëveshje verbale me presidentin Nasser Al-Khelaifi, sipas së cilës lojtari do të hiqte dorë nga këto para nëse largohej si transferim i lirë.

Avokatët e Mbappé-së i kanë hedhur poshtë këto pretendime dhe kanë akuzuar klubin për “metoda bandite”, duke thënë se lojtari është ndier i kërcënuar gjatë vitit 2023.

Vendimi pritet me interes të madh, sepse mund të krijojë precedent për kontratat në futboll. Sidoqoftë, ai nuk do të jetë përfundimtar, pasi të dyja palët kanë të drejtë ankese. Konflikti, që zgjat prej më shumë se një viti, hyn tani në një fazë të re që mund të ndikojë edhe raste të ngjashme në të ardhmen.

Të ngajshme

Një tjetër gol drejt historisë, Ronaldo i afrohet shifrës së 1.000 realizimeve –

KushtrimGuraj

Ardhje të mëdha te Kombëtarja Shqiptare, një nga ta po shkëlqen në Serie A

Rrezarta Ramaj

Messi: Dua të kujtohem si sportist që luftoi gjithmonë për ëndrrat e tij –

KushtrimGuraj