Telenews

Dekretohet Ligji për Prokurorinë Speciale të Kosovës

Genc Nimoni, këshilltar i ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka bërë të ditur se është dekretuar Ligji për Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës.

Ai ka thënë se ndër risit në këtë ligj është se, i jep kompetenca ekskluzive PSRK-së për hetimin e korrupsionit të lartë.

“Në kuadër të reformës në sistemin prokurorial, e cila ka qenë dhe mbetet prioritet i MD-së, sot është dekretuar Ligji për Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës. Nisma reformuese ka goxha risi, mirëpo ndër më të rëndësishmet janë: kompetenca ekskluzive e PSRK-së për hetimin e korrupsionit të nivelit të lartë, pastaj funksionalizmi i njësisë së veçantë hetimore për rastet e tilla dhe gjithashtu, krijimi i ekipeve të përbashkëta hetimore për hetim efikas të veprave penale”, ka shkruar Nimoni në Facebook.

Kuvendi i Kosovës, më 26 tetor të këtij viti ka miratuar  me 64 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim në lexim të dytë Ligjin për Prokurorinë Speciale.

Të ngajshme

Përfundon votimi për fatin e Abdixhikut në LDK

KushtrimGuraj

Tentuan të realizonin shitblerje tokash në vlerë prej 1.55 milionë eurosh me dokumente të falsifikuara, arrestohen tre persona

KushtrimGuraj

Abdixhiku: Nismë e gabuar, e pavend dhe e pakohë, ndjej keqardhje për ata që sabotuan partinë

Blearta