Telenews

“Demokracia vdes në errësirë”, gazetarët kosovarë me fushatë protestuese në mbështetje të kolegëve nga Klan Kosova

Gazetarët kosovarë janë mbledhur bashkë për t’i dalur kundër pushtetit të Albin Kurtit pas vendimit për t’ia hequr lincencën Klan Kosovës.

Në mbështetje të televizionit, gazetarë të mediave vendore e përfaqësues të ambasadave kanë mbajtur sot një tryezë të përbashkët për të planifikuar fushatë në mbrojtje të fjalës së lirë, e kundër përpjekjeve të Qeverisë për ta shuar atë.

Fushata do të nisë të hënën, me cak të qartë e vendime konkrete. Kështu ka bërë të ditur ish-drejtori i Klan Kosova, Adriatik Kelmendi.

“I bëjmë thirrje të gjitha mediave që angazhohen për median e lirë dhe demokracinë në Kosovë të na bashkohen. Se, siç na e kujton gjithmonë “The Washington Post” – demokracia vdes në errësirë!”, ka shkruar ai.

Gazeta online Reporteri.net do t’i bashkohet fushatës. Gjithmonë në mbrojtje të mediave të lira, gazetarëve dhe lirisë së shprehjes.

Njoftimi i plotë:

Sot e kemi një betejë të fituar, por e dimë se lufta e medias për fjalën e lirë është e përhershme!

Kjo na ka bërë bashkë, që si gazetarë të lirë dhe media të lira, ta shtojmë vigjilencën që liria të mos na rrëshqasë nga duart.

Ky ishte edhe qëllimi i një tryeze të përbashkët sot të shumicës së mediave kryesore në vend dhe përfaqësuesve të ambasadave, në të cilën u morën vendime që të bashkuar, me hapa konkretë protestues, ta nisim fushatën për mbrojtjen e medias nga pushteti.

Fushata, e cila do ta ketë logon, cakun e qartë dhe veprime konkrete, do të fillojë nga e hëna.

I bëjmë thirrje të gjitha mediave që angazhohen për median e lirë dhe demokracinë në Kosovë të na bashkohen.

Se, siç na e kujton gjithmonë “The Washington Post” – demokracia vdes në errësirë!
Faleminderit për përkrahjen!

Të ngajshme

Studimi tregon se ushtrimet përmirësojnë mbijetesën ndaj kancerit

Erzana Fazliu

Moti sot

Erzana Fazliu

Bizneset paralajmërojnë protestë më 11 qershor

Valjeta Turkaj