Telenews

Dënohet Manchester City

Manchester City është gjobitur me më shumë se 2 milionë funte nga Premier Liga për shtyrjen e fillimit të ndeshjeve. Kampionët arritën një marrëveshje sanksioni me ligën për 22 akuza të veçanta, të gjitha të lidhura me dy sezonet e fundit.

City u gjykua se kishte shtyrë fillimin e pjesës së dytë të ndeshjes së tyre të fundit të sezonit të kaluar, fitoren ndaj West Hamit, me dy minuta e 46 sekonda në ditën kur ata fituan titullin e katërt radhazi.Gjobat variojnë nga 10,000 deri në 200,000 funte, më e ulëta për shkeljen e parë dhe më e larta si rezultat i ndeshjes nda West Hamit, përcjellë KosovaPress.

18 nga incidentet kanë të bëjnë me rifillimin pas pushimit, me vonesë dhe fillimin e vonshëm për një ndeshje, atë kundër Newcastle United gushtin e kaluar.

City pranoi vendimin e Premier Ligës, i cili u ratifikua nga një panel i pavarur prej tre personash. Pagesa duhet të bëhet brenda 14 ditëve nga ekzekutimi i kësaj marrëveshjeje sanksioni

Të ngajshme

Klubet e Kosovës: Kosovarët optimist për dalje në Evropë

Valjeta Turkaj

Debutoi me Kosovën në qershor, Florian Haxha drejt klubit elitar polak

Valjeta Turkaj

Luftëtari më i mirë në histori të MMA-së, Jon Jones i ka dhënë fund karrierës së tij

KushtrimGuraj