Telenews

​Deputetët diskutojnë për zbatimin e konceptit të mjekësisë familjare

Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale ka mbajtur tryezën me temën “Zbatimi i konceptit të mjekësisë familjare, të arriturat dhe sfidat”.

Kryetarja e Komisionit për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, Fatmire Mulhaxha Kollçaku tha se Qendra Klinike Universitare e Kosovës është e stërmbushur me pacientë.  

“Qëllimi i takimit nuk është vetëm një takim shkencor, është më shumë praktik. Ne duam të dimë për pengesat e juaja dhe për përmbushjen e kërkesave të pacientëve. Mjeku familjar është ngarkuar me shumë detyra dhe përgjegjësi, por diskursi publik është më shumë për QKUK-në”, ka thënë ajo.

Zëvendësministri i Shëndetësisë, Arsim Berisha tha se gjatë vitit do të fillojnë me listën e pacientëve dhe identifikimin e mjekut familjar.

“80 për qind e shërbimeve shëndetësore jepen nga kujdesi parësor. Ne mendojmë që në pjesën e dytë të vitit, në dy komuna të fillojmë pilot projektit me listën e pacientëve, me qëllim të identifikimit të mjekut familjar. Sfidë e shoh numrin e pamjaftueshëm e specializantëve dhe specialistëve dhe ndërrimi i shpeshtë i pushteteve lokale”, ka theksuar ai.

Muhamedali Kodra nga Shoqata e të Drejtave të Pacientëve deklaroi se pacientët nuk duhet të trajtohen si palë.

“Duhet të plotësohen nevojat e popullatës me kujdes shëndetësor. Nëse ne vazhdojmë të dedikojmë buxhetin të ofruesve, gjendja do të vazhdojë të jetë e njëjtë. E shohim të rrugës fuqizimin e popullatës, që me e dërgu sistemin sa më afër popullatës”, ka shtuar ai.

Drejtori i QKMF-së në Prishtinë, Bujar Gashi tha se hendikep për kryeqytetin është mungesa e kujdesit dytësor, që shpesh herë janë në pikun e kritikave nga kujdesi tretësor.

Ai ka folur për numrin e madh të qytetarëve të zonave të tjera që marrin shërbime në Prishtinë.

“Në vitin 2021 janë mbi 1 milion vizita dhe tre milionë shërbime. Çdo qytetari të kryeqytetit i bie që të merr 15 shërbime, që nuk është logjike”, ka theksuar ai.

Të ngajshme

Si të kujdeseni për lëkurën tuaj gjatë shtatzënisë – çfarë është e sigurt për t’u përdorur dhe çfarë duhet të shmangni

Rrezarta Ramaj

CILAT USHQIME DUHET T’I HANI MË SHPESH GJATË DIMRIT?

Rrezarta Ramaj

Kardiologët thonë se këto veprime po ju shkatërrojnë zemrën

Rrezarta Ramaj