Telenews

Deputeti Bajçinovci thumbon Berat Buzhalën se ”po punon për Serbinë” (FOTO)

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajçinovci sot ka bërë një postim thumbues për gazetarin, Berat Buzhala.

Bajçinovci ka shpërndarë dy fotografi për dy postime të Buzhalës i cili i kishte komentuar zhvillimet e fundit në veri, duke aluduar se situata atje po përshkallëzohet, shkruan Telenews.al

Postimi i fundit i gazetarit Buzhala, ka qenë pikërisht për akuzat se disa media kosovare po punojnë qëllimisht për shtetin e Serbisë, ai ka kërkuar që këto akuza të hetohen dhe të mos kalohet kaq lehtë kjo.

Siç shihet në fotografinë e parë, postimi i parë i Buzhalës është raportuar si lajm i pavërtetë nga rrjeti social, Facebook e kjo ka bërë që Bajçinovci ta thumbojë atë me përshkrimin dhe citimin e famshëm të popullit, ”Që thotë populli, mos e vet se t’kallxon vet”, duke e ndërlidhur direkt me postimin e fundit të Buzhalës për hetimin e mediave që punojnë për Serbinë.

/Telenews.al/ 

Të ngajshme

Kosova “blindohet” në prag të vendimit të Hagës, mësohet plani i Policisë për 16 shtatorin

Yllka Gashi

Hoxhaj publikon video nga marshimet për UÇK-në: Vetëm edhe dy ditë

Yllka Gashi

Betohet kabineti qeveritar Kurti 4

Yllka Gashi