Telenews

DEPUTETI I PDK-SË E SHFAQ NË KOMISION ÇERTIFIKATËN E SIGURISË, ZYBA I VV-SË I THOTË SE KJO NUK LEJOHET

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës dhe anëtari në Komisionin për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes, Hisen Berisha, në mbledhjen e sotme të këtij komisioni e ka shfaqur certifikatën e tij të verifikimit të sigurisë nga AKI-ja.
Berisha, e ka kritikuar edhe komisionin se pse po zhvillohet raportimi i ministrit të Mbrojtjes, Armend Mehaj, në prani të anëtarëve dhe medieve të cilët sipas tij, nuk e kanë këtë certifikatë dhe e kanë mundësinë të dëgjojnë detaje rreth mbrojtjes.
Tutje, ishte deputeti i partisë në pushtet, Salih Zyba, i cili ia kontestoi certifikatën e sigurisë Berishës, i cili tha se ky dokument nuk duhet të bëhet publik as para medieve e as nuk është e nevojshme që ta kenë deputetët që janë pjesë e këtij komisioni parlamentar, që sipas tij, është organi më i lartë mbikëqyrës civil.

Të ngajshme

Mbeturinat që shqetësojnë qytetarët në komunat e Kosovës, si arriti Obiliqi ta ndryshojë gjendjen?

Rrezarta Ramaj

Zhvillimet në Shqipëri, mbi 20 të rinj në Korçë shoqërohen në polici

Rrezarta Ramaj

Rama: Kosova rrezikon t’i humbasë Lojërat Mesdhetare 2030

Rrezarta Ramaj