Telenews

DEPUTETI I PDK-SË REAGON PAS VENDIMIT TË GJYKATËS PËR FATURAT E RRYMËS

Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu ka bërë reagimin e tij zyrtar pas vendimit të Gjykatës Themelore që të pezullohet vendimi i Zyrës së Rregullatorit të Energjisë për tarifat e reja  të energjisë.
Haxhiu ka thënë se vendimi i Gjykatës ka rilegjitimuar të gjitha kërkesat e Grupit Parlamentar të PDK-së për ndërhyrjet politike dhe pabarazinë në procesin e faturimit dhe shtrenjtimit të energjisë elektrike. /Telenews.al/
Postimi i tij i plotë:

”Vendimi i Gjykatës ka rilegjitimuar të gjitha kërkesat e Grupit Parlamentar të PDK-së për ndërhyrjet politike dhe pabarazinë në procesin e faturimit dhe shtrenjtimit të energjisë elektrike.
Pas këtij vendimi meritor të Gjykatës , qytetarëve duhet të ju kthehen paratë që ua morrën me shtrenjtim te energjisë elektrike gjatë muajve shkurt dhe mars 2022”.

Të ngajshme

INCIDENT NË BURGUN E SIGURISË SË LARTË NË DYZ – DYSHIME PËR NJË RRAHJE TË ORGANIZUAR

Rrezarta Ramaj

Kurti: Do të investojmë mbi 1 miliard euro në ushtri gjatë këtij mandati

Rrezarta Ramaj

Ardhje të mëdha te Kombëtarja Shqiptare, një nga ta po shkëlqen në Serie A

Rrezarta Ramaj