Telenews

Deputeti i pushtetit: Kujdes kur hyni me targa RKS në Serbi, po përgatiten sulme

 

 

Deputeti i Listës Guxo, Haxhi Avdyli nëpërmjet një postimi në Facebook ka bërë thirrje te qytetarët e Kosovës të kenë kujdes kur të futen në Serbi me targa RKS. Sipas tij, grupe ekstremiste serbe kanë paralajmëruar sulme ndaj veturave me targa RKS.

Ai ka thënë se serbët kanë udhëzuar serbët e Kosovës të vendosin shenja dalluese në makinat e tyre.

“Prandaj APELOJ qytetarët e Kosovës që planifikojnë të vozisin nëpër rrugët e Serbisë me targa RKS, të kenë kujdes të shtuar.”, tha Avdyli.

Ky është postimi i tij: 

Kujdes:

Nëpër rrjetet sociale Serbe, grupet ekstremiste  Serbe, të indinjuara që makinat që do hynë në Serbi jam me shenja të shtetit të Kosovës, kanë filluar me të madhe të bëjnë apel që shoferët Kosovar me perkatësi Serbe , të vendosin shenja dalluese në makina e tyre si flamuj, kryqe apo ikona Serbe që të dallohen që janë Serb.

Si duket qëllimi i tyre i errët është që ti sulmojnë makinat me targa RKS.

Prandaj APELOJ qytetarët e Kosovës që planifikojnë të vozisin nëpër rrugët e Serbisë me targa RKS, të kenë kujdes të shtuar.

Të mos ndalohen në vendet ku ka grumbullime njerëzish, të mos ndalin makinat kur ndalohen nga persona civil, dhe  të mos ndalin makinat nese sulmohen nga grupe ekstremistësh skaj rrugëve apo ndalesave pranë autostradave.

Diçka po ziejnë, psikopatët ekstremist Serb prandaj duhet vëmendje.

Të ngajshme

Mungesa e sinjalizimit paraqet rrezikshmëri të lartë në trafik

KushtrimGuraj

Ç’surpriza ka përgatitur moti të dielën në Kosovë?

KushtrimGuraj

Kamberi: Serbia po diskriminon shqiptarët e Luginës edhe me ndarjet buxhetore

Erzana Fazliu